FUNDI TRAGJIK I TEO ANGJELOPULOS
" Jam i frikësuar për atë që do të sjellë e nesërmja."
Pas një një aksidenti në rrugët e ngushta të Pireut, Athinë, ka ndrruar jetë regjisori i madh grek Teo Angjelopulos. Ai ishte në një moment pune duke bërë xhirimet e filmit të tij “Një det tjetër” kur e përplas nga një motorçikletë e drejtuar nga një oficer policie. Ishte në moshën 76 vjeçare dhe me një reputacion të madh në kinematografi, si një nga regjizoret më në zë të kohës. Padyshim vdekja e këtij regjisori është një humbje e madhe jo vetëm për Greqinë por për tërë kinematorgafinë botërore.
Angelopulos ka fituar çmime të shumta për filmat e tij, kryesisht në festivalet e filmave Europian, gjatë një karriere që u shtri në më shumë se 40 vjet.
Në vitin 1995, ai fitoi Çmimin e Madh Jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë për ”Vështrimi i Odisesë” , me rol kryesor aktori amerikan Harvey Keitel.
Tre vjet më vonë, ai fitoi çmimin madh në festivalin e Kanes “Palmën e Artë”, me “Përjetësi dhe një ditë”, me rol kryesor aktorin zviceran Bruno Ganz.
I lindur në Athinë në 1935, Angjelopulos ka përjetuar pushtimit nazist të Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe Luftën Civile greke në vitet 1946-49 - tema të trajtuara këto në filmat e tij të hershme.
Ai studioi në universitetin e Athinës për drejtësi, por pasi e humbi interesin për atë degë shkoi në Francë, ku ai studioi për artin filmik në Institutin për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris.
Pas kthimit në Greqi, ai punoi si kritik filmi për një, gazetë e vogël të krahut të majtë dhe ka filluar të bëjë filma gjatë kohës kur në pushtet qe junta ushtarake në vitet e diktaturës 1967-74.
Filmat e Angjelopulos, vënë në dukje kritikët e kinemasë, “shpesh janë të trishtuar dhe me një ritëm të ngadalshëm-duke u marrë kryesisht me çështje nga historia e trazuar Greqisë: si lufta, internimet, emigracionit dhe politika përçarëse.
Në 1984 realizon me sukses"Udhëtim për Kythera". Ka bashkëpunuar me aktorët Marcello Mastroianni , Jeanne Moreau dhe u vlerësua gjerësisht me "Ruajtësi i bletëve".
Kritiku amerikan i filmi Roger Ebert shkroi për "Vështrimi i Odisesë": " Ka një tundim për të dhënë vështrimin e Odisesë, të mirën e dyshimet e tij. Për të lavdëruar atë për vizionin e tij, kurajon, guximin e tij, qëndresën, por Odisea nuk do të jetë në gjendje për t’ju parë ju në sy nëqoftë se ju shkoi për të parë atë, sepse vështrim i tij është krejt i bjerrun? "
Në një intervistë televizive të rrallë të vitit të kaluar, Angjelopulos tha se filmi i tij i ardhshëm do të ishte në lidhje me krizën e madhe financiare të Greqisë, dhe ai u bëri thirrje publikisht partive rivale politike të punojnë së bashku dhe të përpiqen për të lehtësuar vështirësitë me të cilat përballen shumë grekë.
"Unë mbetem një i majtë në një konfuzion total," i tha ai per televizionin shtetëror grek, në intervistën e dhënë disa muaj me parë se dy kryesore partitë rivale politike greke ranë dakord të formojnë një qeveri koalicioni.
"Kjo është një situatë emergjente. Ne duhet të kuptojmë këtë. Pra, ne duhet të shqyrtojmë se çfarë mund të bëhet -... Majtë dhe të djathtë. Kjo është lutja ime," tha ai.
"Unë jam i frikësuar për atë që do të sjellë e nesërmja."
Kjo shprehje e fundit që mbart shqetësimin e një artisti të madh me dimensione ndërkombëtare, në mënyrë tragjike u shfaq në jetën e tij më 24 janar 2012. Ndërsa po xhironte në një rrugë të ngushtë të Pireut, një motorr e përplas dhe gjithçka që kishte në projekte apo që ëndërronte për të ardhmën, bashkë me jetën e tij morën fund në mënyrë tragjike.
Kolec Traboini